Në takimin e thirrur dje nga Presidentja Osmani me krerët partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, mungoi vetëm vetëm kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Osmani pas takimit tha se nuk i di arsyet e mos-prezencës së kryeministrit.
E njëjta pati edhe një përgjigje me ironi për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi deklaratën që kjo e fundit bëri në koncertin që u mbajt dy netë më parë për disporën.
Në lidhje me këto përplasje mes krerëve të Shtetit ka folur për “Gazeta Blic”, drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri.
Ai tha se duket qartë se ka një tendosje marrëdhëniesh ndërmjet Presidentes dhe Kryeminsitrit.
Ymeri tha se, Donika Gërvalla, shërben si mashë e Kryeministrit për të plasuar në publik goditjet që ai dëshiron t’ia bëjë Presidentes.
“Qartazi Presidentja dhe Kryeministri kanë një tendosje marrëdhëniesh e cila ka filluar tash sa kohë dhe po bëhet përherë e më publike. Prej asaj që kemi parë e dëgjuar deri tash kjo prishje marrëdhëniesh vie kryesisht për shkak të rëndimit të marrëdhënieve të Kryeministrit me partnerët tanë perëndimor dhe mos pajtimit të Presidentes me qëndrimet, vendimet e sjelljet e KM. Kjo dyshe e cila para jo më shumë se tri vitesh paraqitej sikur dhuratë e zotit për Kosovën që do ta sjellë ndryshimin e përmirësojë secilën sferë të jetës në vendin tonë (premtim i tyre pra jo pritje imja), sot nuk po munden t’i përmirësojnë as marrëdhëniet e tyre. Në këtë mes Ministrja e Punëve të Jashtme (dhe e vargjeve të Dafina Zeqirit) shërben si mashë e KM për t’i plasuar në publik goditjet që ai do t’ia bëjë Presidentes. Znj. Gërvalla këtë e bën për ta mirëmbajtur marrëdhënien me KM Kurti për arsye elektorale, ndërkohë që KM e shfrytëzo Gërvallën për t’i kryer punët që ai nuk do t’i bëjë drejtpërdrejt në mënyrë që pastaj ta heq qafe edhe mashën” tha Ymeri për “Gazeta Blic”
Ai tha se prishja e miqësisë mes tyre do të ketë edhe implikime elektorale.
“Humbës janë të gjithë për shkak të nivelit diskursiv e politik në të cilin kanë rënë dhe për shkak se kjo sjellje po i shndërron në objekt talljeje. Por besoj që kjo prishje do të ketë edhe implikime elektorale meqë fitorja e VV-së në vitin 2021 i atribuohet gati se më së shumti atij përbashkimi të znj. Osmani në listën e VV-së. Natyrisht që vetëm Osmani nuk do të korrte fitore në vitin 2021. Por edhe vetëm Kurti pa Osmanin nuk do t’i fitonte 50% të votave. Në zgjedhjet që po vijnë ky përbashkim nuk ekziston më. Znj. Gërvalla e Lista Guxo as për së afërmi nuk e krijojnë entuziazmin që e kishte krijuar përbashkimi në vitin 2021” tha Ymeri për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Mustafa: Kurti ka kapur ‘Listën Guxo’ e Osmani po e kap opozitën, po bëhet ‘cirk’!
“Dashuri dhe urrejtje”- Si nisi përplasja Osmani-Gërvalla-Kurti?!