Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit që po ndodh në RTK dhe ‘kapjen ‘ e këtij televizioni nga pushteti.
Abdixhiku në reagimin e tij në Facebook tha se LDK-ja ka një vit e gjysëm që e ka bojkotuar televizionin publik pasi e kishin kuptuar kapjen e tij nga pushteti, raporton Gazeta Blic.
“Sot, pra me 1 gusht, mbushen 1 vit e gjysmë që kur LDK vendosi të bojkotoj në tërësi televizionin publik RTK. Asnjë intervistë, asnjë bashkëpunim, asnjë deklarim – deri në shkarkimin e militantëve partiak të vënë në krye të mediumit publik.Një vit e gjysmë më parë ne kishim kuptuar kapjen e plotë të politikave redaktoriale të RTK-së nga pushteti popullist. Kishim kuptuar dhe ndikimet direkte të ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’ dhe gjithë rreziqet propaganduese që buronin nga një konstrukt i tillë” shkruan Abdixhiku.
Ai tha se pas një viti e gjysëm u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend.
“Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari” vazhdon Abdixhiku reagimin.
Ai ka ftuar secilin akter publik që të rrshtohet pas një vendimi si ai i LDK-së.
Reagimi i plotë: