Të gjithë krerët e partive politike, me përjashtim të Kurtit, ishin dje prezent në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
E njëjta pas takimit tha se nuk i di arsyet e mos-pjesmarrjes së tij në takim duke iu thënë gazetarëve se ‘pyetini atë drejtpërdrejtë’.
Por përveç me kryeministrin, përgjigje me ironi, e njëjta pati edhe për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo iu kundërpërgjigj kësaj të fundit me të njëjtën monedhë që ajo iu drejtua në koncertin e zhvilluar me diasporën dy netë më parë në kryeqytet.
“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani pas takimit me krerët e partive plitike.
Në lidhje me këto përplasje të ‘treshes’ Osamani-Kurti-Gërvalla, ka folur për “Gazeta Blic” ish-Kryeministri, Isa Mustafa dhe ish-bashkëpartiaku i Vjosa Osmanit.
Mustafa tha se replikat në fjalë janë lojëra politike para zgjedhjeve.
Ai tha se Kurti e ka ‘kapur’ pozitën dhe Listën Guxo ndërsa Osmani po e ‘kap’ opozitën.
“Janë lojëra politike para zgjedhjeve. Asgjë tjetër!Albini e ka kapur pozitën dhe Listën Guxo, Vjosa po e kapë opozitën, që deri tani nuk e ka bërë hesapë për asgjë” tha Mustafa për “Gazeta Blic”.
Ish-kryeministri i vendit, Mustafa, tha se drejtimi i vendit kërkon qasje serioze dhe se Kosova nuk ka asnjë dobi nga një ‘cirk’ i tillë.
“E Kosova nga nga ky cirk s’ka asnjë interes as dobi, qoftë në zhvillim apo në integrime euroatlantike. Drejtimi i vendit kërkon qaje serioze dhe dashuri ndaj tij, jo njerëz egocentrikë” tha Mustafa në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Nuk i shkoi Kurti në takim, Osmani, mediave: Nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni atë drejtpërdrejt
“Me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast…”- Vjosa Osmani ia kthen ‘dissin’ Donika Gërvallës