Sporti

Kjo është kundërshtarja e dytë e Loriana Kukës në Lojërat Olimpike

08/01/2024 10:18
nga:E K

Loriana Kuka kaloi pengesën e parë në rrugëtimin e saj në “Lojërat Olimpike Paris 2024”.

Xhudistja kosovare arriti ta mposht me Ippon kundërshtaren e saj të parë, Metka Lobnik, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuka fitoi ndaj sllovenes në kohën e rregullt duke treguar një performancë fantastike.

Kundërshtarja e saj e radhës do të jetë ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.

Kujtojmë që Kosova deri tani ka siguruar dy medalje olimpike, të argjendtën me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun.

/GazetaBlic Sport/