Skuadra e Llapit nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Brondby.
Ndeshjen e parë, Llapi e humbi me rezultatin e thellë 6-0, teksa nesër luhet takimi i kthimit në ‘Zahir Pajaziti’, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak para duelit, Llapi ka lëshuar në shitje biletat, të cilat kushtojnë 5 euro në perendim, e 3 euro në veri e jug.
Ja njoftimi i klubit:
“Njoftim për biletat e ndeshjes KF Llapi – Brøndby IF
Ju njoftojmë se shitja e biletave për ndeshjen e vlefshme të raundit të dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League, KF Llapi – Brøndby IF, fillon ditën e nesërme nga ora 11:00 pranë stadiumit “Zahir Pajaziti”
Sektori V3 do jetë i rezervuar për “Ultras Legjendat”, ndërsa sektori J1 për tifozët mysafirë.
Çmimi i biletave sipas sektoreve:
Perëndim – 5€
Veri & Jug – 3€
Kujtojmë që ndeshja KF Llapi – Brøndby IF zhvillohet nesër, 1 gusht në ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


