Lajme

‘Takimi konsultativ për datën e zgjedhjeve’- Flasin për “Gazeta Blic” nga AAK-ja!

07/31/2024 13:08
nga:Y I

Në orën 14:00 pritet të fillojë takimi ndërmjet Presidentes Osmani me kryetarët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Takimi do të mbahet në sallën C301.

Osmani u ka dërguar letër liderëve të partive më 26 korrik.

“Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenein 5 (2) të Ligjit Nr. 08/L -228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (“Ligji”), zgjedhjet e rregullta për Kuvend, duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 Janar-16 Shkurt 2025. Rrjedhimisht, në pajtim me përcaktimet e Kushtetutës dhe Ligjit, sot më 26 korrik, fillon zyrtarisht faza brenda së cilës mund të zhvillohen konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve”
“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.

Në lidhje me takimin në fjalë kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zyrtari i kësaj partie, Lulzim Blaka, i pyetur se kur e shohin kohën e përshtatshme për të shkuar në zgjedhje, nuk dha përgjigje, por tha se të gjitha qëndrimet do të paraqiten nga kryetari Haradinaj.

“Qëndrimet e AAK-së do të paraqiten nga kryetari Haradinaj, që do të jetë pjesë e takimit” tha shkurt Blaka për “Gazeta Blic”.

Pjesmarrjen në takim e kanë konë konfirmuar edhe nga PDK, LDK dhe LVV.

/Gazeta Blic/

Osmani publikon agjendën, tregon se i ka ftuar kryetarët e partive për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve

Haliti: Takimi i Osmanit me krerët e partive politike, i panevojshëm, datat e propozuara janë obligim kushtetues!