Ka ndërruar jetë mjeku i Spitalit të Prizrenit, Dr. Nrek Bibë Dulaj
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij dhe ka trishtuar thellë komunitetin mjekësor dhe qytetarët e Prizrenit.
Dr. Dulaj ishte një profesionist i përkushtuar dhe një figurë e respektuar në fushën e mjekësisë, i njohur për përkushtimin e tij ndaj pacientëve dhe për kontributin e tij të çmuar në shëndetësi.
Ai do të rikujtohet gjatë në kujtesën tonë për shëmbëlltyrën e tij profesionale.


