Vapa e madhe por edhe pakujdesia e njerëzve ka bërë që në shumë vende të Kosovës të ketë vatra të zjarrit nëpër fusha.
Një të tillë pati sot edhe në fshati Kijevë të Malishevës, ku banorët janë ndjerë të rrezikuar shkaku i flakëve, mirëpo falë intervenimit të zjarrfikësve ato u shuan.
Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, këto zjarre janë të qëllimshme.
Derisa sipas zjarrfikësve, dita e marte ishte një “ditë lufte me zjarrin”.
Ata i thanë Klanit se sot kanë intervenuar në 12 lokacione.


