Sporti

Kuka: Jam i përmbushur, të gjitha medaljet janë për Kosovën e popullin shqiptar

07/30/2024 19:47
nga:Mergim Rreci

Trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka, ka thënë se është i përmbushur, pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e pestë olimpike.

Kuka u shpreh se Laura nuk ishte në ditën e saj më të mirë, por dëshira e madhe për medalje e shtyu të luftojë edhe më shumë.

“Një vajzë që ka ardhë, ka sakrifiku si fëmijë. Në moshën 14 vjeçare është nda prej familjes dhe sot, pas 10 viteve, po i kurorëzohet ëndrra e saj dhe e imja, që të kemi medalje nga një qytet tjetër i Kosovës. Në fakt, të gjitha medaljet janë për Kosovën, për mbarë popullin shqiptar” u shpreh mes të tjerash Kuka.

Në garën e xhudos ka mbetur edhe Loriana Kuka, e cila po ashtu synon medalje në Lojërat e sivjetme Olimpike, që për të janë debutuese.