Sporti

Laura Fazliu: Dua të bëhem kampione olimpike

07/30/2024 18:43
nga:Mergim Rreci

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe historik për xhudisten kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.

Fazliu triumfoi në luftën ndaj kroates, Katarino Kristo, fitore kjo që rezultoi me çmimin e medaljes së bronztë.

Pasi triumfoi në këtë sfidë, Fazliu ka falënderuar Majlinda Kelmendi që i ka qëndruar gjithmonë pranë për të arritur edhe suksesin e sotëm.

“Majlindën e kam pas gjithmonë afër, edhe në momentet kur nuk jam kanë mirë Majlindën e kam pas në krah dhe afër – Për Tonin është edhe medalja e pestë olimpike sot”, tha Fazliu.

Ajo tutje shtoi se do të punojë shumë për Lojërat Olimpike 2028.

“Do të punojë shumë, pse jo të realizoj ëndrrën dhe të bëhëm kampione olimpike edhe ne olimpiaden e vitit 2028”, tha xhudistja e bronztë.