Sporti

Howe mohon bisedimet me Federatën e Futbollit të Anglisë: “Unë po mendoj vetëm për Newcastle”

07/30/2024 15:38
nga:Lorik J

Eddie Howe ka zbuluar se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar me Federatën e Futbollit për postin e lirë të trajnerit të Anglisë.

Trajneri i Newcastle ishte cilësuar si një nga favoritët për të pasuar Gareth Southgate, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, i pyetur nëse kishte pasur ndonjë thirrje nga FA në Tokio gjatë udhëtimit parasezonal të Magpies në Japoni, Howe u përgjigj:

“Absolutisht asnjë kontakt nga askush dhe unë jam plotësisht i fokusuar në Newcastle”.

/GazetaBlic Sport