Lajme

‘Data e zgjedhjeve’- Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

07/30/2024 13:54
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

“VV-ja merr pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja” tha shkurt Bajqinovci për “Gazeta Blic”.

Pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani e kanë konfirmuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

/Gazeta Blic/

Çitaku: PDK merr pjesë në takimin e ftuar nga presidentja për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta

Takimi i thirrur nga Osmani për datën e zgjedhjeve: Flasin nga AAK!

Lumir Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani