Sporti

Zyrtare: Mësohet kundërshtarja e Laura Fazliut në Olimpiadë

07/30/2024 12:09
nga:L J

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu sot fillon garat në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Tashmë kundërshtarja e saj është mësuar dhe Fazliu do përballet me kinezen, Tang Jing.

Fazliu garon në kategorinë -63 kg dhe kohët e fundit ka qenë në formë të mirë – andaj pritet tentimi i medaljes nga ana e saj në këtë Olimpiadë.

Kjo garë pritet të fillojë pas rreth 30 minutave.

/GazetaBlic Sport