Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka bërë një reagim lidhur me mos ekzekutimin e pagave për muajin qershor për minatorët e Trepçës.
Deliu përmes një reagimi në Facebook thotë se situata në të cilën ndodhën minatorët po injorohet nga të gjithë.
“Këta janë minatorët e Trepçës. Data 29 korrik, ende pa rroga. Situata në të cilën ndodhen po injorohet nga të gjithë. Derisa ministra, deputetë e aktivistë të pushtetit po shkojnë çdo ditë n’Ujman e në pjesën veriore t’Kosovës me polici e bodyguarda, asnjëri prej tyre s’ka angazhim për zgjidhje të situatës së tyre”, ka pohuar ajo.
Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.


