Showtime

Mungesë respekti? Vesa Vllasaliu prish raportet me Alba Vukajn

07/30/2024 08:38
nga:N K

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po vazhdon të marrë vëmendje në rrjete sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me raportin që ka aktualisht me ish-banorët, gjegjësisht me Alba Vukajn, me të cilën ka ndenjur shumë.

Bukuroshja nga Gjilani ka lënë të nënkuptohet se nuk e ka respektuar dhe se për këtë nuk flasin më.

“Ti ke qenë me Albën shoqe më e mirë, çfarë u bë tani me Ilirianën?”, ka qenë pyetja që iu bë.

“Rri edhe ju jap respekt atyre që më japin”, u shpreh ndër të tjerash Vllasaliu.

Vesa ka qenë një personazh tejet i komentuar edhe sa ishte brenda shtëpisë së famshme.