Lajme

Aksident i trefishtë në rrugën Korçë-Bilisht në Shqipëri, tetë të lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë

07/29/2024 21:29
nga:G B

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”në Shqipëri.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ku të lënduar kanë mbetur tetë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, shkruan Abcnews.al.

Sipas policisë të lënduarit nga ky aksident janë jashtë rrezikut për jetë.