Akil Gjakova nuk arriti të siguronte medalje olimpike për Kosovën.
Gjakova u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga japonezi, Hashimoto Soichi, shkruan GazetaBlic Sport.
Soichi fitoi fal një Wazari në sekondat e parë të dyluftimit.
Pas dyluftimit të tij, Gjakova u prononcua për RTK aty ku u pa i emocionuar.
“Duke pasur parasysh që erdha deri në gjysmëfinale, kisha performancë të mirë, nuk u shpërblye ashtu siç kam dashtë. Shorti ishte shumë i vështirë, luftova me kampion botëror dhe evropian”, tha Gjakova.
/GazetaBlic Sport/


