4 mijë e 125 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë janë bërë deri më tani, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai theksoi se në Leposaviq deri më tani janë bërë 1 mijë e 211 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1 mijë e 32, në Zubin Potok 644 dhe në Zveçan 742 kërkesa./Gazeta Blic/



