Lajme

Ky është njëri nga të arrestuarit që u kap në aksionin e madh në Prizren, dyshohet për shitblerje të drogës

07/29/2024 14:36
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë bastisur disa lokacione.

Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave, si të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shitblerje e shpërndarje të drogës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Shpejtim K., i cili ka përfunduar në ndalim policor bashkë me pesë të tjerë.

“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.” – njoftoi Prokuroria.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.