Vetëm pak minuta pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Gjykata Kushtetuese e ka vonuar publikimin e Ajtgjykimit të plotë për Ligjin për Pagën Minimale, njëjtë ka vepruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “një muaj muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë”.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese?
Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë.
Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme.
Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve.
Këtu ndërkaq e keni reagimin e ministrit Murati:
Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre.
Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë.
Vetëvendosje në vazhdimësi ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese.
Murati: Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar


