Lajme

Murati: Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar

07/29/2024 13:45
nga:N K

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ende nuk është publikuar aktgjykimi i plotë për ligjin për Pagën Minimale, ani pse ka kaluar një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuse.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën”, thuhet në postim.

Ai theksoi se ka me dhjetra që po presin hyrjen në fuqi të ligjit për Pagën Minimale, dhe që sipas tij, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë.

“Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre.

“Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, përfundoi Murati.

Postimi i plotë: