Xhudisti kosovar, Akil Gjakova me sukses ka përfunduar edhe garën e tij të dytë në Lojërat Olimpike në Paris.
Xhudisti kosovar arriti që në raundin e dytë ta mposht austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.
Gjakova edhe këtë duel e fitoi me Ippon ndaj austrikaut, i cili ishte kundërshtar mjaft i papërshtatshëm.
Akil Gjakova tani do të garojë në çerekfinale të Lojërave Olimpike dhe është në pozicion të favorshëm për t’u stolisur me medalje.
/GazetaBlic Sport