Lajme

40 sekonda përgatitje për intervenime disa orëshe Zjarrfikësit e Prishtinës

07/28/2024 15:18
nga:G B

Për intervenime shumë orëshe mbase, kohë për t’u përgatitë i kanë 40 sekonda, e me këtë afat intervenim me sukses zjarrfikësit e Prishtinës realizuan edhe në fundjavën e kaluar, afër lagjes Marigona, me të kuptuar se aty diku, në një fushë, kishte rënë një zjarr i madh.

Për profesionistët e fikjes së zjarrit, intervenimet do të ishin më të lehta, në qoftë se kushtet do të ishin më të mira. Numri i vogël i personelit në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, bashkë me automjetet e vjetra është një shqetësim i tyre tash e gjatë kohë.

Siç tregon komandanti i kësaj brigade me rezultatin e fundit të regjistrimit të popullsisë, me 12 korrik të këtij viti, në kryeqytet u regjistruan 227 mijë banorë, që i bije se në kryeqendrën e vendit, duhet të jenë mbi 150 zjarrfikës në brigadë, ndërsa janë 74 në plan operativ, me nga 18 zjarrfikës në orar.

Krahas kushteve të vështira, këta, tregojnë se arrijnë t’i dalin punës zot, ku edhe ndajnë rrëfime nga përvojat e tyre personale e shpëtimit të jetëve, për të cilat thonë se zor që do i  harrojnë.

Veçse për objekte a prona, ndërhyrja mund të jetë e nevojshme për të shpëtuar edhe jetë njerëzish, nga djegia e hamulloreve, për të cilat fikësit e zjarrit  kërkojnë më shumë kujdes nga qytetarët, e nga drejtoria për siguri dhe emergjencë, në kryeqytet, thonë se për këtë çështje, po përgatisin edhe fushatë vetëdijesimi.