Sporti

Zyrtare: Kjo është kundërshtarja e parë e Distria Krasniqit sot në Lojërat Olimpike

07/28/2024 10:40
nga:L J

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi tani ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtaren e saj të parë në Lojërat Olimpike.

Krasniqi do të ballafaqohet sot me xhudisten nga Indonezia, Maharani, përcjell GazetaBlic Sport.

Maharani në raundin e parë mposhti Ferreiran, dhe tashmë do përballet me Distria Krasniqin.

Ky ballafaqim do të nisë pas rreth 1 ore, teksa do të transmetohet në RTK.

/GazetaBlic Sport