Sporti

Milan i fortë në miqësore, mposht Manchester Cityn!

07/28/2024 08:02
nga:L J

Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Manchester Cityt në një ndeshje miqësore të zhvilluar në SHBA.

Ekipi italian ka mposhtur gjigantët anglezë me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Haaland realizoi i pari në duel pas 19 minutave, por Lorenzo Colombo i Milanit shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 30’të dhe 34’të – pas dy asistimeve nga Chukwueze.

Man City barazoi në pjesën e dytë me anë të McAtee, teksa Marco Nasti realizoi pas 78 minutave lojë – për të vulosur fitoren e Milanit.

/GazetaBlic Sport