Sporti

Përfundon raundi i tretë, Donjeta Sadiku pret vendimin e gjyqtarëve për duelin ndaj Soumnek

07/27/2024 21:23
nga:E K

Kanë përfunduar raundi i tretë i duelit të Donjeta Sadikut në kuadër të Lojërave Olimpike ndaj boksieres nga Tajlanda, Soumnek.

Sadiku ishte e kujdesshme në raundin e parë teksa në të dytin shpërtheu duke dhënë disa goditje të fuqishme ndaj kundërshtares së saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që Sadiku është sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit.

Mbetet të shihet vlerësimi i gjyqtarëve për fituesen e këtij dueli.

/GazetaBlic Sport/