Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Paris të Francës, ku dje u prit nga presidenti Emmanuel Macron në hapje të ceremonisë së Lojërave Olimpike.
Kurti tha se Macron i bëri dje bashkë në Pallatin Elysee, teksa shtoi se pati shkëmbime e biseda me liderë e partnerë të rëndësishëm të botës demokratike.
“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Élysée. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, shkroi Kurti.
Në fotografitë e postuara, Kurti shihet se është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Keir Starmer e homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.


