Lajme

Donika Gërvalla publikon fotot me ministrat nga gara e kërcimeve në Ujman: Kosova është një dhe e pandarë

07/27/2024 13:52
nga:Sh R

Në nderim të ditës së Policisë së Kosovës dje në liqenin e Ujmanit u mbajt gara e kërcimeve në ujë.

Për të parë nga afër këtë garë ishin prezent disa zyrtarë të kabinetit të Qeverisë Kurti, si dhe deputetë të VV-së, por jo vet kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për një vizitë.

Nga fotot e publikuara nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla shihen se dje te liqeni i Ujmanit ishin prezent, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “gara e kërcimtarëve profesionistë u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë”.

“Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe”, ka shkruar ajo.