Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK.
Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjakë i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.
Bëhet e ditur se si arsyje e dorëheqjes është pasi Saphiu kishte propozuar suspendimin e Rilind Gërvallës dhe krijimin e një komsioni ad hoc pas zhvillimeve të fundit.
Ky artikull më pas ishte shpërndarë nga disa deputetë të LVV-së.
Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktorë të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.
Për artikullin e publikuar ka raguar edhe redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, i cili edhe është distancuar nga ky publikim.


