Sporti

Rekord i zi nga Llapi, asnjë skuadër kosovare nuk ka pësuar humbje më të thellë në garat evropiane

07/25/2024 21:00
nga:L J

Skuadra e Llapit sot mori një humbje të tmerrshme në udhëtim ndaj Brondby.

Ekipi i Brondby e mposhti Llapin me rezultatin tenistik, 6-0, për të vulosur pothuajse gjithçka që nga dueli i parë, i takimit të xhiros së dytë të fazës kualifikuese të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo humbje është më e thella që nga pjesëmarrja e ekipeve kosovare në Evropë.

Humbje të thellë kishte pësuar edhe Prishtina, kur u mposht nga Norrkoping 5-0 dhe Dukagjini vitin e kaluar, kur u mposht nga Rijeka, 6-1.

Tani, primatin për humbjen më të thellë e mban ekipi i Batatinës.

/GazetaBlic Sport