Sporti

Një ndeshje e mundshme mes Djokovicit dhe Nadalit në raundin e dytë në Paris!

07/25/2024 16:10
nga:L J

Novak Djokovic dhe Rafael Nadal mund të luajnë kundër njëri-tjetrit që në raundin e dytë të turneut olimpik të tenisit në Paris.

Këtë e ka përcaktuar shorti i hedhur sot. Spanjolli në raundin e parë do të luajë me Marton Fucovic, ndërsa serbi e nis kundër Matthew Ebdon. Nëse Nadal dhe Djokovic fitojnë, do të shohim ndeshjen e tyre të parë ps më shumë se 2 vitesh.

Në këtë pjesë të skemës janë edhe Stefanos Tsitsipas dhe Alexander Zverev.

Carlos Alcaraz starton në Paris kundër Hadi Habibit.

/GazetaBlic Sport/