Lajme

Hamza kujton Enver Zymerin: Hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur

07/25/2024 11:55
nga:G B

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar heroin Enver Zymeri, në 13 vjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit.

Postimi i tij i plotë:

Në këtë datë të historisë së re të Kosovës, në korrikun e vitin 2011, ra heroikisht Enver Zymeri gjatë aksionit të vendosjes së pikave kufitare dhe doganore në veriun e Republikës së Kosovës.

Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit.

Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.