Sporti

Zyrtare: Lorenc Trashi transferohet tek Flamurtari

07/24/2024 21:13
nga:L J

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë e kuqezinjve do të jetë edhe Lorenc Trashi.

Ish-anësori i majtë Shqipërisë, autor i 15 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren kuqezi, ka luajtur më parë me Ballkanin në Kosovë. Qadsian në Kuvajt. Si edhe Partizanin, Lushnjën dhe Gramshin në Shqipëri.

Kujtojmë se së fundmi, Trashi ishte pjesë e Ballkanit.