Chelsea ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me portierin e Villarrealit, Filip Jorgensen.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, “Blutë” kanë finalizuar kushtet personale me përfaqësuesit e Jørgensen dhe tashmë është përgatitur një kontratë afatgjatë për portierin. Chelsea synon të sigurojë sa më shpejt portierin danez.
Jørgensen është i rritur në akademinë e Villarrealit. Sezonin e kaluar ai hyri në ekipin e parë dhe luajti 36 ndeshje në La Liga.
Chelsea përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League sezonin e kaluar, por për shkak të fitores së Manchester United në FA Cup, ata do të luajnë vetëm në Ligën e Konferencës në sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


