Sporti

Zyrtare: Tenisti numër 1 i botës, Jannik Sinner njofton tërheqjen e tij nga Lojërat Olimpike!

07/24/2024 17:34
nga:L J

Tenisti numër 1 i botës, Jannik Sinner njoftoi tërheqjen e tij nga Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kampioni në fuqi i Australian Open tha se ai filloi të mos ndihej mirë ditët e fundit dhe ka probleme me bajame.

“Me keqardhje ju njoftoj se fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit”, tha 22-vjeçari në një postim në X të shkruar në italisht.

“Ishte një nga synimet e mia kryesore për këtë sezon. Mezi prisja të kisha nderin të përfaqësoja vendin tim në këtë event shumë të rëndësishëm. Fat të gjithë sportistëve italianë që do t’i mbështes nga shtëpia.”

Shorti zyrtar do të bëhet të enjten (25 korrik) në Stade-Roland Garros.

/GazetaBlic Sport