Lajme

Sadiku për lajmin e transmetuar nga RTK: Deklarata të tilla të paverifikuara mirë, janë jo kredibile dhe të pamatura!

07/24/2024 16:44
nga:Y I

Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK ) ka publikuar dy ditë më parë një lajm të përkthyer nga një mediaum boshnjak ku thuhet se gazetat Nacionale dhe Periskopi janë të lidhura me Serbinë dhe Vuçiqin.

Në lidhje me këtë lajm ka patur reagime të shumta.

Disa gazetarë të transmetuesit publik janë distancuar nga një lajm i tillë.

E polititologu, Arbnor Sadiku, tha kjo që ka ndodhur në RTK është një rast jo i mirë i i cili nuk e bën televizionin publik medium serioz dhe profesional.

Sadiku tha për “Gazeta Blic” se deklarata të tilla të paverifikuara mirë rreth portaleve kosovare, janë jo kredibile dhe të pamatura.

“Po është një rast jo i mirë, i cili nuk e bën RTK-në medium serioz dhe profesional sepse deklarata të tilla të paverifikuara mirë rreth portaleve kosovare, janë jo kredibile dhe të pamatura” deklaroi Sadiku në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.


Arbnor Sadiku, Politolog

Bordi i RTK-së ka mbajtur dje një mbldhje të jashtëzakoshme në lidhje me këtë ngjarje.

Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.

“Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar me seriozitet publikimin e një artikulli kontraverz të hënën më 22 korrik 2024 në RTK, të marrë nga një medium boshnjak. Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.Bordi shpreh keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato. Kjo është theksuar nga stafi editorial gjatë takimit.U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së” thuhet në njoftimin e Bordit raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Lajmi i mediumit boshnjak, Bordi i RTK-së: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit!

Spahiu: Nëse e kanë marrë vesh 4 milion boshnjakë, në rregull është që kjo t’i përcillet edhe 1.5 milion kosovarëve!