Lajme

18 të vrarë nga përplasja e një aeroplani në Nepal, piloti i vetmi i mbijetuar

07/24/2024 10:00
nga:N K

18 persona kanë humbur jetën në Nepal, si pasojë e përplasjes së një aeroplani në pistë, ndërsa po përpiqej të fluturonte.

Aeroplani po transportonte në qytetin e Pokhara, dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë për kontrolle të mirëmbajtjes, tha shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri.

I vetmi i mbijetuar, sipas Skynews, është piloti.