Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të sulmeve nga mediat.
RTK-ja të hënën publikoi një lajm ku sulmoi dy media në Kosovë, gjë që ka shkaktuar reagime gjatë tërë ditës në Kosovë.
Haxhiu për këtë tha se Salih Zyba i “kryen punët e ndyta të VV’së”.
Ai ka thënë në T7 se se këta zyrtarë janë “terroristë të shkronjave”.