Tre nga lojtarët ndërkombëtarë të ekipit olimpik të Spanjës – Pau Cubarsi, Sergio Gomez dhe Juan Miranda – folën përpara ndeshjes së parë të La Roja në Lojërat e Parisit.
Spanja do të përballet nesër më 24 korrik në orën 15:00 me Uzbekistanin në ndeshjen e parë të grupit “C”, përcjell GazetaBlic Sport.
Pau Cubarsi: “Po e shijoj në maksimum, gjithmonë kam dashur të jem këtu. Jemi katër ditë në fshatin Olimpik, ka një atmosferë të mirë, shohim sportistë të tjerë dhe metoda pune. Kemi parë Europianin dhe suksesi është një krenari e madhe për të gjithë spanjollët. Ne do të përpiqemi të fitojmë.
Sergio Gomes: “Shpresojmë të marrim një medalje, ky është qëllimi. Sigurisht që flasim për këtë sepse e ëndërrojmë. Ne jemi ambiciozë. Duam medaljen e artë!
Juan Miranda: “Ne kemi një ekip të madh. Nuk duhet të kemi presion. Ka edhe ekipe të tjera shumë të mira. Shpresoj se do të jetë një turne i mrekullueshëm dhe ne do të fitojmë”.
/GazetaBlic Sport