Skuadra e Ballkanit ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.
Ballkani ka barazuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Hamruns me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Emërllahu kishte rastin më të mirë në ndeshje, por gaboi nga penalltia, për ndeshjen e dytë me radhë.
Ai pas takimit tha se ka ngërç psikologjik.
“I kam stërvit edhe më herët – por për herë të parë po më ndodhë t’i humb dy penallti radhazi, është ngërç psikologjik për mua”, tha fillimisht Emërllahu për RTK.
“Luajtëm më mirë se ndaj Santa Colomas. Sot na mungoi veç goli, gjatë gjithë lojës kishim ritëm më të lartë se kundërshtari”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport