Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importimin e 26,022 kilogramëve të mishit të gjedhit me origjinë nga Braizili, kjo gjatë kontrollimit në “Portin e Durrësit”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mishi ishte i shkrirë dhe se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit.
“Produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Poashtu ,në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mosfunksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftim.
“Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”.
Reagimi i plotë:


