Lajme

Nitaj për lajmin e RTK-së: Kjo që ka ndodhur është një goditje e rëndë për lirine e medias!

07/23/2024 19:11
nga:Y I

Sekretari i Përgjitshëm i AAK-së, njëherësh ish-gazetari, Muharrem Nitaj, ja folur në lidhje me lajmin e fundit të publikuar nga Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK) ku atakohen dy media online si të lidhura me Serbinë.

Nitaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se do të ishte gjysma e të keqes sikur diçka e tillë të kishte ndodhur nga mosdija por ka bindjen se është bërë me qëllim dhe porosi.

Ai tha se e gjitha kjo që ka ndodhur është një goditje e rënde për lirine e medias.

“Nuk ka manual të gazetarisë ku nuk shkruan se për një lajm, minimalisht duhet pasur dy burime të ndryshme. Publikimi i materialeve nga burime të dyshimta, është jo vetem joprofesionalizëm, por të bëhesh pjesëmarrës ne dezinformim. Kur kjo drejtohet kunder mediave te tjera, është edhe më tragjike.Do të ishte gjysma e të keqes sikur kjo të kishte ndodhur nga mosdija. Por kam përshtypjen që është bërë me qëllim dhe me porosi. Nuk besoj që gazetarët e redaktoret e RTK-së të jenë aq te padijshëm sa ta bejnë nje gabim kaq të rëndë profesional”

“Kur kesaj i shtohet edhe kacavjerrja e eksponenteve te pushtetit për të deningruar media që nuk denjojne të heqin dorë nga profesionalizmi dhe nuk u nënshtrohen presioneve e diktateve, situata behet edhe më e rende.Perfundimisht kjo që ka ndodhur është një goditje e rënde për lirine e medias. Edhe nje rast klasik i instrumentalizimit të një mediumi për t’a goditur median ne tërësi” tha Nitaj për “Gazeta Blic”.

Ish-gazetari, Nitaj, tha se RTK-ja duhet të fillojë si medium publik e në interes të publikut.

“Mund të them se në karriren time te gjate ne media, te rralla kane qene rastet si ky i fundit.RTK duhet te filloje te sillet si medium publik e në interes te publikut” tha Nitaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Në lidhje me lajmin e publikuar nga Radio Televizioni Publik (RTK) ka patur reagime të shumta.

Disa gazetarë të RTK-së gjatë ditës së sotme janë distancuar nga një lajm i tillë.

Në lidhje me këtë çështje gjatë ditës ka folur edhe minsitra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se ka njoftuar Prokurorinë për lajmin që publioi dje RTK-ja nga një gazetë boshnjake.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG) në reagimin e tyre kanë cilësuar si ‘Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve ”

/Gazeta Blic/

AGK: Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për ‘lëndën’ në Prokurori kundër mediave

Haxhiu për sulmin ndaj mediave: E njoftova Prokurorinë për shkrimin që e botoi RTK nga gazeta boshnjake – të hetojnë