Lajme

Szunyog: Vrasja e policit në Serbi dhe Banjska, dy raste janë krejtësisht të ndryshme

07/23/2024 15:23
nga:N K

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është në përfundim të mandatit të tij, ka folur për përpjekjet e Serbisë që të krahasojë sulmin terrorist në Banjskë me vrasjen e një polici serb nga një i arratisur nga burgu kosovar.

Ai në një intervistë për T7 thotë se për BE-në këto raste janë krejtësisht të ndryshme dhe e potencon se grupi i sulmit terrorist në Banjskë ishte i organizuar.

“Ato dy raste janë krejtësisht të ndryshme dhe mendoj se nuk duhet të krahasohen për ne. Veprimtaria e grupit kriminal të Banjskës ishte e organizuar. Por Banjska u krye qartazi nga një grup i mirorganizuar kriminal dhe kjo vërtetohet nëse shikoni madhësinë në numrin e personave të përfshirë, numri i makinave të konfiskuara, numri i armëve dhe municioneve. Kjo nuk është qartësisht e krahasueshme me aktivitetet e një individi, qartësisht dihet se ka qenë një kriminel dhe i cili pak më parë është arratisur nga burgu”.

Më 19 korrik, autoritetet serbe thanë se e kishin është vrarë Faton Hajrizin, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e një tjetri. Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.