Deputeti i VV’së, Halil Thaçi, thotë se me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian po vërehet dukshëm se dikujt brenda BE-së po i pengon fakti se shumica e serbëve janë me pasaportë të Kosovës.
Thaçi në një prononcim për GazetaBlic, thekson se njohja e pasaportave të një strukture ilegale është skandal në vetvete.
“Për mendimin tim, dikujt brenda BE-së i paska penguar fakti që tashmë një pjesë e madhe e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, janë pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.
“Njohja e pasaportave të një strukture ilegale është skandal në vetvete”, shton tutje.
Madje, ai shton se ndaj qytetarëve që nuk janë pajisur me pasaportë të Kosovës, duhet të merren masa.
“Njohja e kësaj pasaporte është vendim i kotë, çdo qytetarë që jeton në Kosovë dhe posedon një pasaportë të tillë, për mendimin tim, duhet të merren masa ndaj tij, konform ligjeve në fuqi”, tha Thaçi për GazetaBlic.
Flasin nga Presidenca: Vendimi i fundit i BE-së në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës


