Chelsea vazhdon blerjen e fuqishme të talenteve të rinj nga e gjithë bota.
Sot, klubi londinez njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit të majtë 19-vjeçar amerikan Caleb Wiley nga Atlanta United.
Chelsea pagoi 10 milionë euro për transferimin e Wiley. Futbollisti nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një sezon shtesë.
Wiley konsiderohet si një nga talentet më premtues në MLS. Këtë sezon ai ka luajtur 21 ndeshje për Atlanta United, duke shënuar 1 gol dhe 1 asistim. Për më tepër, Wiley ka 2 paraqitje për kombëtaren amerikane.
Këtë verë, Wiley do të jetë pjesë e ekipit olimpik amerikan në Lojërat Olimpike të Parisit.
/GazetaBlic Sport


