Lajme

Mbi 3 mijë e 300 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”

07/22/2024 17:35
nga:Genita C

3 mijë e 344 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë në veri të vendit nga data 9 maj e deri më sot.

Kështu ka thënë për GazetaBlic, Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani .

Sipas tij vetëm më 22 korrik janë bërë 121 kërkesa .

Tutje ai ka treguar se momentalisht në Leposaviq janë 934 kërkesa,në Mitrovicën e Veriut 859,në Zubin Potok 525 kurse në Zveçan janë 593 kërkesa.