Lajme

Shpërthimi i djeshëm te Liqeni i Ujmanit/ Izmir Zeqiri tregon si është gjendja sot atje

07/22/2024 14:45
nga:G B

Një shpërthim me granata dore ka ndodhur dje në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Si pasojë e shpërthimit pësuan dëme dy vetura, ndërsa nuk pati të lënduar.

Policia ka konfiskuar tri radiolidhje në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok dhe ka identifikuar një person që kanë thënë se është në interes për intervistim.

Lidhur me situatën e sigurisë në Zubin Potok sot, për Gazeta Blic ka folur kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Ai thotë se gjendja është e qetë, derisa thotë se s’ka frikë për sulme të tjera.

“Jo jo, me sa e shoh unë jo. Atë që e kam shkruar në rrjete sociale ashtu është. Gjendja është e qetë, gjendja është e mirë”, deklaroi Zeqiri për Gazeta Blic.

Shpërthimi që trazoi pushuesit, krejt çka ndodhi dje në Ujman, Policia gjen tri radiolidhje