Skuadrat shqiptare mësuan sot kundërshtarët e raundit të tretë në Conference League, me shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës.
Ballkani, skuadra kampione në fuqi e Kosovës, në rast se do të kalojë Hamrun Spartans në turin e dytë, në të tretin do të përballet me Larne F.C të Irlandës së Veriut. Drita në rast se kalon tutje do përballet me fituesin e duelit, FK Auda – Cliftonville, teksa Llapi në rast kualifikimi tutje, ballafaqohet me fituesin e ndeshjes, Legia Warsaw – Caernafron Town.
Egnatia, nëse arrin të kualifikohet përballë Vikin0gur të Islandës, në raundin e tretë të Conference League do të ketë si kundërshtar fituesen e çiftit Virtus A.C. – Flora Talin, kurse Struga, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse eliminon Puynik, do të matë forcat me fituesen e çiftit Differdange – Ordabasy.
Partizani, që në raundin e dytë sfidon Iberian e Gjeorgjisë, në raundin e tretë do të përplaset me fituesin e çiftit Basaksehir – La Fiorita.


