Një qytetar është lajmëruar në stacionin policor në Pejë gjatë ditës së djeshme.
I njëjti ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazëria Tabaku” në Pejë.
Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë e pesë cent (335,25 )Euro
Njëzet (20) dollar amerikan
Kartela bankare
Dokumente personale.
Të gjitha gjërat raportohet të i jenë kthyer qytetares, transmeton lajmi.net.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetarë.


