Sporti

Lautaro vazhdon kontratën për pesë vite me Interin

07/22/2024 11:40
nga:E K

Interi ka vazhduar kontratën me kapitenin e tij, Lautaro Martinez për një periudhë prej 5 vitesh, raportoi eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, duke cituar presidentin e klubit Giuseppe Marotta.

Marrëveshja e re pritet të shpallet zyrtarisht brenda pak ditësh. Argjentinasi, i cili shënoi golin e fitores për vendin e tij në finalen e Copa America kundër Kolumbisë, aktualisht është nën kontratë deri në verën e vitit 2026, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas kontratës së re të sulmuesit, ai do të marrë 9 milionë euro në sezon.

26-vjeçari Martinez luan për Interin që nga viti 2018. Në sezonin 2023/2024, argjentinasi mori pjesë në 44 ndeshje, shënoi 27 gola dhe bëri 7 asistime.

/GazetaBlic Sport.